Zyrtari i VV-së reagon ndaj Grenellit: Idealin e lirisë dhe demokracisë amerikane nuk do mundet të na zbehë askush

Aktuale

Zyrtari i VV-së reagon ndaj Grenellit: Idealin e lirisë dhe demokracisë amerikane nuk do mundet të na zbehë askush

Nga: G.B Më: 9 shtator 2020 Në ora: 12:08
Richard Grenell dhe Albin Kurti

Ish zëvendësministri i mbrojtjes, Enver Dugolli, ka reaguar ndaj emisarit special të SHAB-ve, Richard Grenell, i cili tha se Kurti është gjithmonë kundër Amerikës.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se 2 bëhen dy dekada që thuhen përpëlitjet dëshpëruese që tentojnë ta njollosin Albin Kurtin, përcjell Bota sot.

Dugolli ka thënë se eskalimi i  Grenell duke u rreshtuar me ata që e sulmuan Kurtin për 20 vite, dëshmon krizën e madhe në kampin e të korruptuarve dhe të pa diturve, të cilët duan me çdo kusht ta mbajnë e mirëmbajnë pushtetin e tyre të kontestuar dhe jolegjitim.

Ai ka thënë se idealin e lirisë dhe demokracisë amerikane nuk do mundet të na zbehë askush, qoftë edhe z. Grenell.

Postimi i plotë:

Eskalimi i z.Grenell

Po bëhen gati 2 dekada që dëgjoj përpëlitjet dëshpëruese të një kaste politike të korruptuar që tentojnë ta njollosin Albin Kurtin me lloj lloj etiketa.

Njeriu më i dashur, më i ndershëm dhe më i votuari në dy palë zgjedhjet e fundit, u quajt pro serb, pro rus, pro iranian e çka jo, por prapë nuk bëri punë sepse mbështetja tek qytetarët veç sa po shtohet. Populli nuk është i marrë, ai din ta bënë dallimin.

Eskalimi i z.Grenell duke u rreshtuar me ata që sulmuan Albinin gati që 20 vite, dëshmon krizën e madhe në kampin e të korruptuarve dhe të pa diturve, të cilët duan me çdo kusht ta mbajnë e mirëmbajnë pushtetin e tyre të kontestuar dhe jolegjitim.

Ky sulm nuk do paraqiste asgjë të re sikur kjo të mos vinte nga goja e një zyrtari amerikan i cili do duhej të ishte i vetëdijshëm se me këtë veprim po mbanë anën e gabuar duke goditë pa të drejt jo vetëm për Albinin, por qindra mijëra qytetar që votuan atë.

Mirëpo, idealin e lirisë dhe demokracisë amerikane nuk do mundet të na zbehë askush, qoftë edhe z. Grenell.

Albin Kurti është sinonim i kësaj vlere dhe pa marr parasysh këtyre goditjeve dëshpëruese që vijnë nga kushdoqoftë, ai dhe vizioni i tij për vendin do ketë mbështetje gjithnjë e më të madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat