Haziri për VV-në: S’është hera e parë që bashkëpunojnë me PDK-në

Aktuale

Haziri për VV-në: S’është hera e parë që bashkëpunojnë me PDK-në

Më: 9 shtator 2020 Në ora: 14:12
Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka komentuar sot mocionin që ka iniciuar Lëvizja Vetëvendosje për rrëzimin e Qeverisë Hoti.

Kreu i Gjilanit, pas takimit me Ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliun tha se nuk është hera e parë që partia e Albin Kurtit ka bashkëpunuar me PDK-në.

Haziri ka thënë se LVV kishte bashkëpunuar me PDK-në edhe në vitin 2017-të.

Ai thotë se javëve të fundit kabineti është duke kryer punën e saj më mirë.

“Nuk është hera e parë, VV ka bashkëpunuar me PDK-në edhe në vitin 2017 kur e kanë rrëzuar Isa Mustafën, unë besoj shumë që është çështje e tyre, kabineti po e kryen punën e vet në mënyrën më të mirë javët e fundit dhe stabiliteti varet me angazhimin në Kuvend”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat