Zogaj: Edhe prej Vuçiqit duhet të merret mësim

Aktuale

Zogaj: Edhe prej Vuçiqit duhet të merret mësim

Nga: A.ZH Më: 9 shtator 2020 Në ora: 18:18
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk mund të refuzonte karrigen që ia ofroi presidenti amerikan Donald Trump, ditën e nënshkrimit të marrëveshjes në Uashington.

Ai ka thënë se para SHBA-së, ata janë të vegjël.

E sipas Petrit Zogaj nga shoqëria civile, duhet marrë mësim edhe nga Vuçiqi, për këtë deklaratë. Ai ka thënë se presidenti Vuçiq, e ka kuptuar se di duhet të sillet edhe me ata që dikur ishte në luftë, përcjell Bota sot.

Reagimi i Zogajt në Facebook:

Nuk është keq me marrë mësim, madje edhe prej Vuçiqit. Ky djali moti e ka kuptu qysh duhet me u sjellë edhe me ata që dikur ishte në luftë me të, e leje më me partnerët.

Krejt i panevojshëm deklarimi i Albinit në lidhje me marrëveshjen, e më shumë i panevojshëm vazhdimi i këtij debati nga njerëzit e LV-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat