Tronditë avokati Halilaj: Dosjet e Speciales që shkuan në zyrat e OVL-UÇK-së, u blenë nga ish-prokurorët serbë, ja sa milionë kushtuan ato?

Aktuale

Tronditë avokati Halilaj: Dosjet e Speciales që shkuan në zyrat e OVL-UÇK-së, u blenë nga ish-prokurorët serbë, ja sa milionë kushtuan ato?

Nga: N.Sh Më: 9 shtator 2020 Në ora: 18:20
Gazmend Halilaj

Avokati nga Drenasi, Gazmend Halilaj ka bë një deklaratë shokuse.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar për dosjet e Gjykatës Speciale, të cilat u dërguan në zyrat e OVL-UÇK-së nga një person i panjohur.

Halilaj thotë se ato dosje u blen nga ish-prokurorët serbë për 10 milionë euro.

Sipas tij, me këto dosje po bëhet sulm dhe frikësim direkt i dëshmitarëve dhe familjeve të të vrarëve të cilët po kërkojnë drejtësi.

Postimi i plotë:

Skenari me dosjet e Gjykatës speciale: sulm dhe frikësim direkt i dëshmitarëve dhe familjeve të të vrarave të cilët për 20 vite kërkojnë drejtësi.

Theksimet kinse u sollën nga një person i panjohur thjesht “Broçkull”.

Për më tepër u dhanë 10.000.000 euro për ti blerë ato nga ish prokuroret serb, vetëm për të ndjell frik në popull kinse ,,ne kemi qasje dhe ndikim pranë kësaj Gjykate dhe se dëshmitarët nuk mund të fshihen nga ne.. shohim reagimet e Gjykatës brenda pak dite.

Mos harroni Gjykata speciale dallon me Gjykatën Themelore dega në Drenas, Malishevë apo Skenderaj, pa dashur të nënçmoj asnjërën nga To..

Nuk shkohet në BE, NATO etj, me metoda të tilla.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat