A po shkon Hoti nesër në Bruksel, për liberalizim të vizave?!

Aktuale

A po shkon Hoti nesër në Bruksel, për liberalizim të vizave?!

Më: 9 shtator 2020 Në ora: 19:39
Avdullah Hoti

Kryeministri Avdullah Hoti, do të qëndrojë nesër për vizitë zyrtare në Bruksel.

Ai do të takohet me Presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli, Grupin e Miqësisë së Kosovës në Parlamentin Evropian, Eurodeputetë, si dhe Komisionin për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian.

Në këtë takim temë diskutimi mund të jetë edhe liberalizimi i vizave për Kosovën.

Por, që në njoftimin nga kryeministria ende nuk kanë dhënë detaje se cila do të jetë tema e këtyre takimeve.

Njoftimi i plotë:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, nesër më 10 shtator 2020, do të qëndroj për vizitë zyrtare në Bruksel.

Gjatë kësaj vizite Kryeministri do të zhvillojë disa takime në Parlamentin Evropian, ku ndër të tjera do të takojë Presidentin e Parlamentit Evropian, z. David Sassoli, Grupin e Miqësisë së Kosovës në Parlamentin Evropian, Eurodeputetë, si dhe Komisionin për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat