Debat i ashpër, Albulena Haxhiu përplaset me Imer Mushkolajn

Aktuale

Debat i ashpër, Albulena Haxhiu përplaset me Imer Mushkolajn

Më: 9 shtator 2020 Në ora: 21:32
Albulena Haxhiu dhe Imer Mushkolaj

Zyrtarja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu është përplasur me analistin Imer Mushkolaj për debatet Grenell-Kurti.

“Ne kemi pasur të drejt kur kemi kundërshtuar demarkacionin. Ne kemi pasur të drejt dhe kjo nuk na ka bërë anti amerikën.  Për mua është e papranueshme qasja e Grenellit”, ka deklaruar Albulena Haxhiu.

“Kjo deklaratë e ka dhënë efektin e vet pasi sot askush nuk po flet për marrëveshjen por për deklaratën e Grenellit”, ka shtuar Haxhiu.

Ka reaguar analisti Imer Mushkolaj i cili ka thënë se nuk mund të bëhet ndarja mes Grenellit dhe Trumpit.

“Grenelli është vija amerikane dhe pushteti amerikan që është në fuqi. Kënd e përfaqëson Grenelli?! Kjo është tendencë e gabuar e Vetëvendosjes”, ka deklaruar Mushkolaj.

“Çfarë bën bre Imer nëse i Dërguari i Trumpit të thotë se duhet falur tokë të Kosovës Serbisë? Unë nuk i jap territor Serbisë. Ne pavarësisht se jemi vend i vogël duhet të kemi dinjitet”, ka replikuar Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat