Nënkryetari i VV-së: Po ju tregoj për herë të parë, Hoti na thoshte shkojmë në Uashington, nëse është minishengeni aty, largohemi nga takimi

Aktuale

Nënkryetari i VV-së: Po ju tregoj për herë të parë, Hoti na thoshte shkojmë në Uashington, nëse është minishengeni aty, largohemi nga takimi

Më: 9 shtator 2020 Në ora: 21:34
Avdullah Hoti dhe Albin Kurti

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, thotë që në qeverisje ka qenë Qeveria Kurti, kryeministri aktual, Avdullah Hoti, thoshte në takimet e brendshme të qeverisë, se duhet të shkojnë në Uashington për të arritur marrëveshje.

Por, Bislimi thotë se Hoti, thoshte vazhdimisht që nëse në Shtëpi të Bardhë ekziston projekti për minishengenin Ballkanik, atëherë Kosova duhet të dalë pa e nënshkruar marrëveshjen.

“Në takimet tona Avdullah Hoti, thoshte se duhet të shkojmë në Uashington dhe nëse aty është ideja e minishengenit Ballkanik, atëherë dalim nga takimi pa e nënshkruar marrëveshjen”, ka thënë Bislimi.

Mirëpo, Hoti para disa ditësh ka nënshkruar marrëveshjen me Serbinë, në Uashington.

Pjesë e kësaj marrëveshje, është dakordimi që Kosova të bëhet pjesë e minishengenit Ballkanik, së bashku me vendet e rajonit.

Këtë projekt, Hoti e kishte kundërshtuar vazhdimisht, në kohën sa ishte shef i Grupit Parlamentar të LDK-së, dhe në qeverisje ishte PAN-i, me në krye të Qeverisë, Ramush Haradinajn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat