Ministri Zemaj takohet me kryetarin Suma

Aktuale

Ministri Zemaj takohet me kryetarin Suma

Më: 10 shtator 2020 Në ora: 11:40
Ministri Zemaj takohet me kryetarin Suma

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, do ta vizitoj sot Maqedoninë e Veriut.

Fillimisht, Zemaj u ndal në Han të Elezit për, ku u taku më të parin e kësaj komune, Refki Suma.

Zemaj tregon se me Suman u bisedua rreth situatës epidemiologjike, respektimin e masave parandaluese si dhe rritjen e kapaciteteve në shëndetësinë primare.

“Para arritjes në Maqedoninë e Veriut ndalesa ime e parë ishte Hani i Elezit. Bashkë me kryetarin Refki Suma biseduam rreth situatës epidemiologjike, respektimin e masave parandaluese si dhe rritjen e kapaciteteve në shëndetësinë̈ primare”, shkruan Zemaj.

Po ashtu Zemaj vizitoi edhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare. Aty ai bashkë me personelin mjekësor thuhet të kenë biseduar rreth situatës së krijuar nga COVID-19.

“Ndërsa gjatë qëndrimit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare/QKMF, me personelin mjekësor këtu shtjelluam në hollësi shqetësimet që ka krijuar virusi Sars Covid19, për menaxhimin e situatës si dhe projektet që do të realizojmë̈ në të ardhmen. Duke falenderuar stafin menaxhues dhe personelin shëndetësor për përkushtimin dhe punën e palodhur që është duke bërë në këtë kohë të vështirë, konfirmoj se kjo QKMF do ta ketë përkrahjen time, do të mbështeten projekte të caktuara, e do te ofrohet ndihmë për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore. Në konkursit e fundit për shkollim specialistik, sipas kërkesave nga kjo komunë, iu kemi dhënë hapësirë disa kandidatëve, që do ndjekin specializimet për Mjekësi Familjare, Biokimi klinike, dhe do t´u shërbejnë qytetarëve të kësaj komune”, shkruan Zemaj në profilin e tij ‘facebook’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat