Mustafa takohet me Szunyog, diskutojnë edhe për liberalizimin e vizave

Aktuale

Mustafa takohet me Szunyog, diskutojnë edhe për liberalizimin e vizave

Më: 10 shtator 2020 Në ora: 15:42
Foto nga takimi

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, është pritur në takim nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa.

Gjatë këtij takimi, kryetari Mustafa e njoftoi Szunyog për zhvillimet e fundit politike, qëndrimin e LDK-së në luftën kundër pandemisë nga Covid-19.

Mustafa u shpreh i kënaqur me marrëveshjen që është arritur në Washington, derisa e ka quajtur si një ndër çështjet më të rëndësishme për Kosovën.

Gjatë këtij takimi, kreu i LDK-së ka diskutuar edhe për procesin e liberalizimit të vizave dhe integrimin e Kosovës në familjen e vendeve demokratike evropiane.

Po ashtu u diskutua edhe për forcimin e rendit dhe ligjit, për thellimin e demokracisë, luftimin e korrupsionit, dhe zhvillimin ekonomik.

“Ambasadori Szunyog theksoi se BE-ja do të vazhdoj t’i përkrahë institucionet e Kosovës në procesin e përafrimit me BE-në”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat