Limaj flet pas takimit: Nuk ka mospajtime mes partnerëve – ka nevojë për koordinim më të ngushtë

Aktuale

Limaj flet pas takimit: Nuk ka mospajtime mes partnerëve – ka nevojë për koordinim më të ngushtë

Më: 10 shtator 2020 Në ora: 18:07
Fatmir Limaj

Ka përfunduar takimi mes krerëve të koalicionit qeverisës LDK-AAK-Nisma.

Përfaqësuesi i këtij koalicioni, Kreu i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se nuk ka mospajtime mes partnerëve qeverisës.

Megjithatë ai shprehet se në këtë koalicion bashkëqeverisës, mungon koordinimi i ngushtë.

”Nuk ka mospajtime- ka nevojë koordinim më të ngushtë, vendimmarrje më të qartë. Qartësi në agjendë”.

”Ka gatishmëri prej të gjithëve që ne të ecim në këtë drejtim. Nuk ka këtu interesa të ngushta individuale partiake”.

”Interesi ynë është që të jemi sa më të përgatitur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat