A do t’i bashkohet iniciativës së Vjosa Osmanit? Përgjigjet Mimoza Kusari

Aktuale

A do t’i bashkohet iniciativës së Vjosa Osmanit? Përgjigjet Mimoza Kusari

Më: 11 shtator 2020 Në ora: 10:15
Foto ilustrim

Kryetarja e Partisë Alternativa, Mimoza Kusari, është përfolur si emër i mundshëm për t’iu bashkuar iniciativës së re të Vjosa Osmanit.

E pyetur nëse do të jetë pjesë e iniciativës së re të Osmanit, Kusari beson se do të bashkëpunojnë në të ardhmen, por, vazhdon të mbetet në Alternativë.

“Jam shumë e sigurt që në të ardhmën e afërt do të bashkëpunojmë, është hapësira për bashkëpunim”, tha Kusari në “DPT te Fidani”.

Kusari tha se Vjosa Osmani është personi që ia ka sjellur votat LDK-së në zgjedhjet e fundit dhe beson në parimet e saj.

“Unë besoj edhe në pozicionimin dhe parimet e Vjosa Osmanit, është një hap shumë i guximshëm…Ka qenë personi që ia ka sjellë këtë numër të votave LDK-së, Vjosa Osmani e ka bërë dallimin”, shtoi Kusari.

Kusari tha se do të mbetet në Alternativë, teksa theksoi se ka bashkëpunim të mirë edhe me Lëvizjen Vetëvendosje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat