Naser Rugova reagon ashpër kundër Shkëlzen Gashit: Do të luftojmë gur më gur, kudo dhe kurdo...

Aktuale

Naser Rugova reagon ashpër kundër Shkëlzen Gashit: Do të luftojmë gur më gur, kudo dhe kurdo...

Nga: N.Sh. Më: 11 shtator 2020 Në ora: 13:09
Naser Rugova dhe Shkëlzen Gashi

Ish-deputeti i Kosovës, nga LDK-ja, Naser Rugova ka raguar ashpër ndaj Shkëlzen Gashit, ish-këshilltarit të ish-kryeministrit Albin Kurtit.

Rugova përmes një shkrimi në Facebook, thotë se, si deputet që e ka nënshkruar deklaratën e pavarësisë dhe si pinjoll i familjes Rugova do të lufton fjalë për fjalë, gur më gur, kudo dhe kurdo kundër siç shprehet ai hienave të kuqe dhe nuk do të lejojnë që të zhbëjnë shtetin e Kosovës.

Rugova thotë se, Shkëlzen Gashi dhe LVV-ja janë të vetmit shqiptar që pajtohen me Serbinë se intervenimi i NATO-së në Kosovë nuk është bërë për arsye humanitare për të shpëtuar Kosovës nga shfarosja dhe e Serbisë.

Sipas tij, LDK ka paguar me gjakë përplasjen ideologjike gjatë dhe pas luftës, por po e mbrojnë luftën çlirimtare.

Postimi i plotë:

Në deklaratat e Shkelzen Gashit shihet hendeku i madh kombëtar në mes të LDK-së dhe VV-së. Ata janë të vetmit shqiptarë që pajtohen me Serbinë se intervenimi i NATO-së në Kosovë nuk është bërë për arsye humanitare, pra si ndihmë për të shpëtuar popullin shqiptar të Kosovës nga shfarosja, po, sipas tyre dhe Serbisë, intervenimi qenka bërë për arsye tjera konspiracioniste.

LDK-ja e ka paguar me gjak përplasjen idelogjike gjatë dhe pas luftës, por ne e mbrojmë luftën çlirimtare, si vlerë sublime të rezistencës tonë historike kundër pushtimit serb, ndërkaq për ata, të përfaqësuar dinjitetshëm nga Shkelzen Gashi, edhe UÇK-ja paska qenë e kriminalizuar.

Si deputet që ka nënshkruar deklaratën e pavarësisë, por edhe si pinjoll i familjes Rugova, këtyre hienave të kuqe iu them se do ju luftojmë fjalë për fjalë, studio më studio, gur më gur, kudo dhe kurdo, sepse nuk ju lejojmë ta zhbëni shtetin e Kosovës dhe as ta njollosni historinë tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat