Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese infektohet me Coronavirus

Aktuale

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese infektohet me Coronavirus

Më: 11 shtator 2020 Në ora: 17:42
Arta Rama-Hajrizi

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi ka dalë pozitive në testin për coronavirus.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatës Kushtetuese, Veton Dula.

Dula ka thënë se Rama–Hajrizi ditë më parë ka rezultuar pozitive në testin për coronavirus, dhe gjendja e saj shëndetësore është stabile.

Sipas rekomandimeve të ekspertëve shëndetësorë ajo është duke qëndruar në izolim që një javë.

“Ju konfirmojmë se, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, znj. Arta Rama – Hajrizi, ditë më parë ka rezultuar pozitiv në testin e bërë për virusin Sars-CoV-2.

Sipas rekomandimeve të ekspertëve shëndetësor, znj. Rama – Hajrizi po qëndron në izolim që një javë dhe gjendja e saj shëndetësore është stabile”, thuhet në përgjigjen e Dulës.

Gjykata Kushtetuese  është duke vazhduar punën me mbajtjen e seancave shqyrtuese në mënyrë virtuale.

Kujtojmë se gjatë ditëve të fundit në Kosovë ka rënë numri i rasteve të reja me coronavirus, gjersa numri i viktimave vazhdon të mbetet i lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat