Safet Gërxhaliu: Mosvotimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, e dëshmon më së miri krizën politike

Aktuale

Safet Gërxhaliu: Mosvotimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, e dëshmon më së miri krizën politike

Më: 11 shtator 2020 Në ora: 20:22
Safet Gërxhaliu

Mes shumë temave të lakuara lidhur me rimëkëmbjen ekonomike, Gërxhaliu nuk la pa e përmendur edhe çështjen e votimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, si një nga pjesët kryesore të luftës së qeverisë dhe rimëkëmbjes në qeveri.

“Vetë fakti që deputetët nuk kanë gatishmëri për të votuar marrëveshje ndërkombëtare ku fiton Kosova, e dëshmon më së miri krizën politike në Kosovë. Sot më tepër luftohet për të penguar sesa për të ndihmuar dhe kjo e karakterizon aktualitetin politik në vend, dhe në rend të tretë, më e rëndësishme, është pushimi dhe ‘deti’ i deputetëve që kanë marrë vota nga qytetarët.

Ajo që duhet përmendur, është fakti se ligji për financa publike ua lejon hyrjen në borgj deri në 40% të totalit të përgjithshëm”, tha ndër të tjera ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat