Vjen reagimi kundër Nexhat Daci: Thaçi po të shpërblen me postin e Presidentit për goditjen që i dhe LDK-së

Aktuale

Vjen reagimi kundër Nexhat Daci: Thaçi po të shpërblen me postin e Presidentit për goditjen që i dhe LDK-së

Nga: N.Sh Më: 12 shtator 2020 Në ora: 09:20
Nexhat Daci dhe Hashim Thaçi

Pas nominimit të Nexhat Dacit nga Hashim Thaçi për postin e presidentit, ka reaguar prof. Dr. Enver Bytyçi.

Bytyçi thoi se Daci po shpërblehet nga Thaçi për grushtin e parë që ia dha LDK-së.

Sipas profesorit, Daci është kopje e Thaçit në ide të përbashkëta pro-serbe.

Postimi i plotë:

Presidenti Thaçi paska nominuar si propozim emrin e akademik Nexhat Daci për postin e presidentit të Republikës së Kosovës!

D.m.th paska propozuar kopjen e Hashimit në ide të përbashkëta pro-Serbisë, si ideja e shkëmbimit të territoreve!

Tani po e kuptoj pse Thaçi tash pas 14 vitesh dëshiron ta shpërblejë me këtë post njeriun që ia dha grushtin e parë Lidhjes Demokratike të Kosovës, sepse të dytin ia dha Isa Mustafa!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat