Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla, në shkrimin e tij në Facebook thotë se të gjitha tregjet në Pejë, sot kanë qenë të mbyllura edhe pse ishte ditë e shtunë, ditë pune.
Syla thotë se është e papranueshme, që edhe pse janë në ambient të hapur, këto tregje të mbeten të mbyllura në gjendjen e skamjes, të krijuar nga masat kundër pandemisë.
Ai bën thirrje organeve kompetente të heqin këto ndalesa.
“Shfrytëzimi i këtyre tregjeve me rregullat e ekspertëve mjekësor, është më se i mundshëm.Organet kompetente, duhet të heqin ndalesën dhe këto tregje të hapen sa më shpejt”
Postimi i plotë:
Sot është ditë e shtunë. Në Pejë është ditë pazari. Por, tregu i automjeteve dhe veglave të punës në Raushiq është i mbyllur.
Njëjtë qëndron çështja edhe me tregun e kafshëve në Llabjan.
Nga këto tregje dhe të ngjashme me këto, si në Pejë por edhe në tërë Kosovën, sigurojnë kafshatën e bukës mijëra familje.
Është e papranueshme, që edhepse janë në ambient të hapur, këto tregje të mbeten të mbyllura në gjendjen e skamjes, të krijuar nga masat kundër pandemisë.
Shfrytëzimi i këtyre tregjeve me rregullat e ekspertëve mjekësor, është më se i mundshëm.
Organet kompetente, duhet të heqin
ndalesën dhe këto tregje të hapen sa më shpejt.