Kurti: Zemaj deshi të bëhej ministër i Drejtësisë, kur nuk mundi i thanë merre shëndetësinë

Aktuale

Kurti: Zemaj deshi të bëhej ministër i Drejtësisë, kur nuk mundi i thanë merre shëndetësinë

Më: 12 shtator 2020 Në ora: 22:08
Armend Zemaj dhe Albin Kurti

Kreu i VV-së, Albin Kurti ka folur sonte për menaxhimin e pandemisë nga ana e qeverisë Hoti.

Duke komentuar udhëheqjen e ministrisë së Shëndetësisë, Kurti ka thënë se ministri aktual, Armend Zemaj, nuk ka dashur as vet që ta ketë pozitën që ka tani.

Sipas Kurtit, Zemaj ka dashur të bëhet ministër i Drejtësisë, por kur nuk i është mundësuar, atij partia ia ka “dhuruar” postin e ministrit të Shëndetësisë.

“Janë qeveritarë që janë të preokupuar me postet e pamerituara. Ministri i Shëndetësisë me sa kam informacion, ka dashur të bëhet ministër i Drejtësisë. Kur nuk arriti, ka dashur që të bëhet ministër, dhe i kanë thënë mere shëndetësinë”, ka thënë Kurti në një intervistë për televizionin e partisë së tij, TVV.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat