Deputeti i Kuvendit të Kosovës në arrati

Aktuale

Deputeti i Kuvendit të Kosovës në arrati

Nga: D.RR Më: 13 shtator 2020 Në ora: 18:52
Kuvendi i Kosovës

Ish zëvendësministri i Kosovës në qeverinë Kurti, Haki Abazi, ka thënë se deputeti Etem Arifi i dënuar nga gjykata është në arrati që nga muaji mars dhe po e sfidon të gjithë sistemin shtetëror.

Këto komente Abazi i bëri në Facebook, në lidhje me rastin e mbrëmshëm ku u rrah një qytetar nga policia e Kosovës.

“Etem Arifi i denuar nga gjykata është në arrati që nga muaji Mars dhe e sfidon të gjithë sistemin shtetëror, ndërsa kërkohet liberalizimi i vizave nga shtetet evropiane dhe rrahen qytetarët para fëmijeve për punën e maskave”, ka shkruar Abazi në Facebook.

Kujtojmë se deputeti Arifi është në cilësinë e të dënuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat