Zemaj uron nxënësit për vitin e ri shkollor dhe apelon në respektimin e masave parandaluese

Aktuale

Zemaj uron nxënësit për vitin e ri shkollor dhe apelon në respektimin e masave parandaluese

Nga: A.Morina Më: 14 shtator 2020 Në ora: 10:14
Foto Ilustrim

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, Minsitri i Shëndetësisë, Armend Zemaj përmes një postimi në rrjetin social facebook ka uruar nxënësit dhe ka thënë se rikthimi në bankat shkollore është interes jetësor i të gjithëve.

Zemaj tha se Ministria e Shëndetësisë dhe akterët tjerë janë maksimalisht të përkushtuar që ta menxhojnë sa më mirë situatën.

“Natyrshëm që ky vit shkollor është më i vështirë për shkak të situatës së krijuar nga pandemia andaj edhe duhet që të gjithë të angazhohemi, secili në detyrat dhe përgjegjësit e veta, në respektimin e masava parandaluese të virusit”, tha Zemaj, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Dita e parë e shkollës është moment që reflekton rolin madhor që ka edukimi në shoqëri ndërsa rikthimi në bankat shkollore është i rëndësishëm dhe interes jetësor i të gjithëve.

Urime për të gjithë nxënësit! Paçin një fillim të mbarë, shëndet, suksese, më shumë dije dhe rezultate pozitive!

Mëngjesin e sotëm gjatë vizitës që i bëra shkollës “Iliria” në Prishtinë pashë se në këto kushte pandemie, gjithnjë sipas udhëzimeve, janë bërë të gjitha përgatitjet, dezinfektimi i hapësirave shkollore, shenjëzimet paralajmëruese, në klasa është bërë reduktimi i numrit të nxënësve për të ruajtur distancën fizike, nxënësit bartnin maska si dhe në hapësira të caktuara ishin vendosur dezinfektues.

Edhe njëherë dua të konfirmoj nga këtu që Ministria e Shëndetësisë, bashkë edhe me të gjithë akterët e tjerë, të rëndësishëm dhe të domosdoshëm në këtë proces, jemi maksimalisht të përkushtuar që ta menaxhojmë sa më mirë situatën.

Natyrshëm që ky vit shkollor është më i vështirë për shkak të situatës së krijuar nga pandemia andaj edhe duhet që të gjithë të angazhohemi, secili në detyrat dhe përgjegjësit e veta, në respektimin e masava parandaluese të virusit.

Suksese të gjithëve!

Vendosni maskën!

Kujdesuni për higjienën!

Ruajeni distancën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat