Së shpejti do të rritet numri i përfituesve të ndihmës sociale

Aktuale

Së shpejti do të rritet numri i përfituesve të ndihmës sociale

Më: 14 shtator 2020 Në ora: 11:41
Foto ilustrim

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë Hoti, me propozimin e ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, është miratuar koncept-dokumenti për skemat e ndihmës sociale.

Reçica thotë se kështu është hapur rruga për hartimin e një ligji të ri të skemës së ndihmës sociale, që do të eliminonte të gjitha diskriminimet e ligjit aktual.

“Me fillimin e zbatimit të kësaj reforme do të kemi rritje të numrit të përfituesve të kësaj skeme të ndihmës sociale, por njëkohësisht, do të kemi zvogëlim të varfërisë dhe mbi të gjitha rënie të pakënaqësive sociale”, ka thënë Reçica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat