Shërbyen si karantinë, ende nuk dihet a do të hapen Konviktet për studentët

Aktuale

Shërbyen si karantinë, ende nuk dihet a do të hapen Konviktet për studentët

Më: 14 shtator 2020 Në ora: 14:24
Foto ilustrim

Qendra e Studentëve të Universitetit të Prishtinës ka njoftuar studentët se ende nuk është marrë ndonjë vendim lidhur me hapjen e konkursit për pranim në konvikte shkaku i situatës epidemiologjike në vend.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, QS’ja ka bërë me dije se janë duke i shqyrtuar mundësitë për hapjen e konvikteve dhe se për çdo vendim do të njoftohen studentët.

“Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës njofton të gjithë studentët se ende nuk është marrë ndonjë vendim lidhur me hapjen e konkursit për pranim në konvikte. Kjo si pasojë e zhvillimeve epidemiologjike në vend. Qendra e Studentëve në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetsisë, IKSHPK dhe MASHT-së janë duke i shqyrtuar mundesitë për hapjen e konvikteve për studentet për vitin akademik 2020/2021. Për çdo vendim do te njoftoheni”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë që për dy muaj konviktet e Qendrës së Studentëve u shndërruan në karantinë, ku në fillim të pandemisë u strehuan të kthyerit nga jashtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat