Zemaj: U dëshmua se mund ta mundim virusin, t’i respektojmë masat

Aktuale

Zemaj: U dëshmua se mund ta mundim virusin, t’i respektojmë masat

Më: 14 shtator 2020 Në ora: 16:40
Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Armend Zemaj dhe përfaqësues të institucioneve shëndetësore, kanë deklaruar se fal angazhimit të të gjithë institucioneve dhe espektimit të udhëzimeve, vërehet një rënie e të infektuarve me Covid-19. Kjo sipas tyre, është tregues i qartë se ne mund ta mundim virusin.

Derisa u kërkua që të respektohen masat, u tha se janë në përgatitje të planit dhe brenda kësaj jave apo javës tjetër do të fillojnë me rikthimin gradual të të gjitha shërbimeve për pacientët jocovid. Gjithashtu u tha se që nga hyrja në fuqi e ligjit për pandemitë, janë shqiptuar mbi 18 mijë gjoba nga Policia e Kosovës.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka uruar mësimdhënësit dhe nxënësit për vitin shkollor, duke bërë thirrje prindërve, mësimdhënësve dhe nxënësve që të kenë kujdes.

Zemaj: Shtoni kujdesin që mos të ketë mbyllje

“Gjatë këtyre ditëve kemi numër në rënie të rasteve të infeksionit, kemi një lehtësim të madh të rasteve spitalore, kemi një frymëmarrje të lehtë të shërbimeve që ofrojnë shërbimi spitalor, kemi ngritje dhe vazhdim të punës të të gjitha inspektorateve të Republikës së Kosovës të mbështetura dhe asistuara nga Polica e Kosovës dhe kjo është tregues i qartë se ne mund ta mundim virusin, ta luftojmë atë, ta parandalojmë atë....të bëjmë thirrje qytetarëve, prindërve dhe mësimdhënësve që ta shtojnë kujdesin dhe mos të lejojmë të kemi rritje të infeksionit dhe të mos na lejojnë neve përgjegjësi dhe detyra të mbylljes ose marrjes së ndonjë sanksioni i cili nuk është i dëshiruar për të gjithë ne”, tha ai.

Ai tha se së bashku me institucionet tjera janë në përgatitje të planit të ri operativ në luftën e Covid-19.

Drejtori i drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, Naser Ramandani duke u bazuar në të dhënat e fundit, vërehet një rënie e rasteve me Covid-19 dhe rritja e numrit të të shëruarve.

Ramadani: 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 574 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 55 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 14.692 raste nga 58.425 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 600 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 150 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.585 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.507 “, tha ai.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi tha se rënie e numrit të rasteve të infektuar ka ndikuar edhe nëpër spitale.

Krasniqi: Në gjendje kritike i kemi 26 pacientë

“Sot në spitalet rajonale dhe në klinikat e QKUK-së janë duke u trajtuar 319 pacientë të konfirmuar dhe të dyshimtë me Covid-19,prejt tyre 200 i kemi me oksigjenoterapi, ndërkohë në gjendje kritike i kemi 26 pacientë të cilët janë në përkujdesje intensive të këqyr në respirator, pesë nga ta janë të intubuar dhe 21 të tjerë me metodën sipër të ventilimit mekanik....10.20 ..ne duke parë këtë trend dhe duke shpresuar në uljen e këtij trendi të uljes së pacientëve, jemi në përgatitje të planit dhe shumë shpejt, nëse jo brenda kësaj jave, në javën tjetër do të fillojmë me rikthimin gradual të të gjitha shërbimeve për pacientët jocovid ”, tha ai.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Reshat Qalaj tha se tha se po implementojnë ligjin për pandeminë me qëllim që të zvogëlohet numri i të infektuarve.

Qalaj: Policia e Kosovës ka shkruar 18.320 gjoba

“Që nga implementimi i këtij ligji, Policia e Kosovës ka shkruar 18.320 gjoba për kundërvajtje që janë gjoba kryesisht për mos përdorimin e maskës apo edhe disa raste tjera dhe i kemi edhe 290 raste ku është zbatuar kodi penal. Ndërsa, që nga fillimi këtij 18.300 iu shtohen edhe 73.226 fletëparaqitje që i kemi dërguar te inspektorët sanitar. Besoj që ky angazhim do të vjen duke u shtuar, meqë tash edhe ne kemi më pak policë të infektuar. Numri i policëve aktiv që janë sot të infektuar është 117, ndërsa që nga fillimi i kemi pasur 580 kolegë që janë infektuar kryesisht në kryerje të detyrës“, tha ai.

Përndryshe, rastet pozitive janë nga: komuna Gjakovë 9 raste, komuna Prishtinë 8 raste, komuna Gjilan 6 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Hani i Elezit 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Junik, Kamenicë dhe Skenderaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat