Avni Klinaku ‘zbulon’ detaje të reja për projektin serb në veri

Aktuale

Avni Klinaku ‘zbulon’ detaje të reja për projektin serb në veri

Nga: N.Sh Më: 14 shtator 2020 Në ora: 17:38
“Lugina e Diellit”

Ish-kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku, ka publikuar disa detaje të reja për “Luginën e Diellit”.

Klinaku përmes një postimi në Facebook, thotë se ky projekt për “Luginën e Diellit” në veri, ka kushtuar 14 milionë euro.

Në këtë projekt janë ndërtuar 300 shtëpi në një hapësirë prej 15 hektarëve tokë në komunën e Zveçanit.

Ai ka kritikuar institucionet e Kosovës, konkretisht Qeverinë që akoma vazhdojnë të flasin për funksionimin e shtetit të Kosovës në veri,

Postimi i plotë:

Qeveria e Serbisë në bashkëpunim me Kishën Pravosllave Serbe, në një hapësirë prej 15 hektarëve, në komunën e Zveçanit ka realizuar projektin 14 milionësh, duke ndërtuar 300 shtëpi për serbët.

Ndërsa qeveritarët tanë ende flasin për funksionim të shtetit të Kosovës në veri! Aq sa lejon Serbia e Kisha Serbe po!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat