Kimete Berisha për Naser Ramadanin: Më fal Doc, je shumë simpatik, por e vërteta është e tmerrshme, horror

Aktuale

Kimete Berisha për Naser Ramadanin: Më fal Doc, je shumë simpatik, por e vërteta është e tmerrshme, horror

Nga: N.Sh Më: 14 shtator 2020 Në ora: 19:58
Naser Ramadani dhe Kimete Berisha

Publicistja Kimete Berisha ka kritikuar dr. Naser Ramadanin.

Përmes një shkrimi në Facebook, Berisha thotë se, Ramadani gjatë ditës së djeshme ishte në disponim, prandaj shprehu kënaqësinë e thellë për gjendjen e pandemisë në Kosovë.

Berisha shkruan se, Ramadani i lavdëroi të vdekurit, ndërsa raportet e mira të të gjallëve me të vdekurit sa që po rrinë pranë të vdekurve në një dhomë pa asnjë shqetësim.

Berisha duke kritikuar Ramadanin edhe i kërkon falje, e quan simpatim por, sipas saj, e vërteta është e tmerrshme dhe horror.

“Ama çdo gjë është jashtë kontrolli. I vetmi 'ligj' dhe e vetmja 'kontroll' në Infektivë është 'ndërgjegjja' personale e punonjësve shëndetësor, kush e ka. Kush s'e ka - s'e ka, nuk është i obliguar të jetë 'i ndërgjegjshëm', askush nuk i kontrollon”, shkruan ajo.

Shkrimi i plotë:

I gjalli me të vdekurin.

Dr. Naser Ramadani dje ishte i disponuar, prandaj shprehu kënaqësinë e tij të thellë për gjendjen e pandemisë në Kosovë.

Jemi më të mirët në rajon për mënyrën se si vdesim.

Vdesim me marifet, pa fjalë, pa ankesa, pa amanete.

I lavdëroi të vdekurit që po vdesin në pajtim të plotë me vdekjen dhe po shkojnë në paqe;

I lavdëroi raportet e mira të të gjallëve me të vdekurit, kanë krijuar aq raporte të mira e shoqni mes vete sa që të gjallët po rrinë pranë të vdekurve në një dhomë, pa asnjë shqetësim.

E lavdëroi popullatën që nuk po shpurdh me lyp shpjegime mjekësore e obduksione, sepse kur vdes-del shpirti, e shpirti nuk shihet, nuk ka shpjegim.

Drejtoresha e pulmologjisë tha se është obligim i familjarëve të marrin të afërmit e tyre të vdekur nga spitali.

Pra, sipas saj nuk është obligim i spitalit që të vdekurit t'i ndajnë nga të gjallët.

Nëse i vdekuri s'ka familje, çka ndodh pastaj, nuk e elaboroi zonja pa 'ndjenja', e cila duhet të largohet nga puna për këtë gjest, dhe të tregoj pse asaj i duket normale që i vdekuri të qëndrojë mes pacientëve për tetë orë.

Çfarë njeriu është ajo!

Më fal Doc, je shumë simpatik, por e vërteta është e tmerrshme, horror.

Ama çdo gjë është jashtë kontrolli. I vetmi 'ligj' dhe e vetmja 'kontroll' në Infektivë është 'ndërgjegjja' personale e punonjësve shëndetësor, kush e ka. Kush s'e ka - s'e ka, nuk është i obliguar të jetë 'i ndërgjegjshëm', askush nuk i kontrollon.

P.S. Mos ma tërheq tash llajkun, rri xhentëlmen siç je ?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat