​Haziri: Albin Kurti nuk diti të menaxhojë suksesin

Aktuale

​Haziri: Albin Kurti nuk diti të menaxhojë suksesin

Më: 14 shtator 2020 Në ora: 21:29
Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri ka deklaruar se ish-kryeministri nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti nuk ka ditur të menaxhojë suksesin e arritur në zgjedhjet e tetorit.

Ai në emisionin Prime Time në Kanal10 ka thënë se Albin Kurti dështoi të shtyjë mos pajtimet e brendshme brenda koalicionit qeverisës me LDK, pasi sipas tij, probleme të tilla ka edhe sot ndërmjet LDK-së dhe AAK-së, por që ato janë të vogla.

Haziri ka folur edhe rreth largimit të Vjosa Osmanit nga LDK-ja, duke thënë se nuk e ka mirëpritur shkarkimin e saj nga detyra e nënkryetares.

Ai tha se votimi për shkarkimin e Osmanit është bërë përmes postës elektronike dhe se personalisht ka votuar kundër shkarkimit të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat