Beqiri: Posti i Presidentit nuk i takon LDK-së

Aktuale

Beqiri: Posti i Presidentit nuk i takon LDK-së

Më: 14 shtator 2020 Në ora: 22:00
Ismet Beqiri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës i cili është edhe deputet i kësaj partie në Kuvendin e Kosovës, Ismet Beqiri ka folur për zgjedhjen e pasuesit të Hashim Thaçit në Presidencë.

Beqiri, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se koalicioni duhet të punojë pak më ndryshe për të qenë i qëndrueshëm.

“Nuk mendoj se zotin Hoti e bënë kryeministër më pak të fuqishëm nëse konsultohet me zotin Haradinaj. Përkundrazi e bënë më të fuqishëm”, tha ai.

Deputeti i LDK-së thotë se Hoti ka marrë sugjerime që të ketë konsultime më të shpeshta me partnerët e koalicionit.

Nënkryetari i LDK-së ka thënë se megjithatë bisedimet kanë ndodhur që në të kaluarën të mos ndodhin probleme të tilla.

Ai ka thënë se ndryshimi i shpeshtë i qeverive dëmton vendin.

Duke folur për çështjen  e zgjedhjes së presidentit, Beqiri thotë se Haradianaj nuk e ka shantazhuar LDK-në kur ka shprehur dëshirën për të qenë president, por thotë se ai nuk ka mbulesë kur e kërkon një pozitë të tillë.

Beqiri megjithatë thotë se edhe partisë së tij nuk i takon posti i presidentit.

“Nuk është punë vullneti nëse LDK dëshiron ta ketë postin e Presidentit. Ai post nuk na takon…Tri institucionet kryesore nuk mund t’i ketë një parti”.

Beqiri thotë se nëse njëra nga partitë aktuale opozitare nuk merr pjesë në zgjedhjen e presidentit vendi shkon në zgjedhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat