Pacolli ngushëllon familjen Mikullovci

Aktuale

Pacolli ngushëllon familjen Mikullovci

Më: 15 shtator 2020 Në ora: 09:11
Behgjet Pacolli

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka ngushëlluar familjen e aktorit Adem Mikullovci, pas vdekjes së tij.

Pacolli në një shkrim në Facebook, ka thënë se Mikullovci ka ndërruar jetë pas mesnate.

“Sot, pas mesnate, miku dhe kolegu im Adem Mikullovci ndërroi jetë! E lehtë i qoftë Toka e Kosovës dhe Zoti e mëshiroftë. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes dhe miqve të tij”, ka shkruar ai.

Ndryshe, aktori Mikullovci ka ndërruar jetë në moshën 83 vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat