Kështu e kujton Kadri Veseli aktorin dhe politikanin Adem Mikullovcin

Aktuale

Kështu e kujton Kadri Veseli aktorin dhe politikanin Adem Mikullovcin

Nga: D.RR Më: 15 shtator 2020 Në ora: 10:44
Kadri Veseli

Sot na la fizikisht aktori i njohur, Adem Mikullovci. Njeriu që përgjatë jetës së tij artin dhe politikën i përjetoi si qëllim për emancipimin e gjendjes shqiptare në Kosovë.

Kështu e nis shkrimin e tij kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, në përkujtimin për rastin e vdekjes së aktorit të madh, Adem Mikullovci.

Veseli thotë se Mikullovcin e njohu si njeri të mirë dhe mbetën miq të respektuar deri në fund.

Postimi i tij i plotë:

Sot na la fizikisht aktori i njohur, Adem Mikullovci.
Njeriu që përgjatë jetës së tij artin dhe politikën i përjetoi si qëllim për emancipimin e gjendjes shqiptare në Kosovë.

Mikullovci si delegat i Kuvendit, i cili shpalli deklaratën Kushtetuese, dhe si aktor me nam në hapësirën tonë kulturore, do të mbetet përherë në kujtesën tonë të vlefshme kolektive, shenjë e patejkaluar.

E njoha si njeri të mirë dhe mbetëm miq të respektuar deri në fund.

Ngushëllime familjes dhe miqve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat