Shpend Ahmeti kujton veprat dhe punën e Adem Mikullovcit

Aktuale

Shpend Ahmeti kujton veprat dhe punën e Adem Mikullovcit

Nga: A.Morina Më: 15 shtator 2020 Në ora: 11:02
Adem Mikullovci

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së aktorit dhe ish-deputetit të Kosovës, Adem Mikullovci.

Ahmeti ka përkujtur veprat dhe punën e Mikullovcit, duke e cilësuar atë si aktor, intelektual, politikan të rrallë dhe regjisor të papërsëritshëm.

“Ishte aktor, intelektual e në fund edhe politikan i rrallë, regjisor i papërsëritshëm i skenës së artit, artit që falë tij dhe gjeneratës së tij i mbijetojë kohëve të vështira që kaluam, por mbi të gjitha ishte një njeri shumë i dashur dhe i afërt me të gjithë”, deklaroi Ahmeti, përcjell “Bota sot”.

Ahmeti u shpreh se Mikullovci me veprat dhe trashëgiminë që la pas, do të kujtohet edhe për shumë breza pas.

Postimi i plotë

Iku edhe axha Adem!

“Po e lëshoj perden, dhe po i fiku dritat....” tha në Mars. Ishte aktor, intelektual e në fund edhe politikan i rrallë, regjisor i papërsëritshëm i skenës së artit, artit që falë tij dhe gjeneratës së tij i mbijetojë kohëve të vështira që kaluam, por mbi të gjitha ishte një njeri shumë i dashur dhe i afërt me të gjithë. U rritëm me të, me aktrimin e veprat e tij na bëri të qeshim e të qajmë, por edhe mësuam shumë, për artin, kulturën e atdhedashurinë. Me veprat dhe trashëgiminë që la pas, do të kujtohet edhe për shumë breza pas.

U prehsh në paqe axha Adem! Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës që e deshte aq shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat