Vazhdon trendi në rënie i numrit të të prekurve me Covid, këto komuna prijnë me raste

Aktuale

Vazhdon trendi në rënie i numrit të të prekurve me Covid, këto komuna prijnë me raste

Më: 15 shtator 2020 Në ora: 15:17
Ilustrim

Edhe gjatë këtij 24 orëshi të fundit ka vazhduar trendi i ditëve të fundit me numër më të vogël të rasteve të infektuar me Covid-19.  71 të infektuar, 199 të shëruar,  e një person i vdekur është bilanci i 24 orëve të fundit.

Prishtina vazhdon të prijë  me numrin e të infektuarve me 20 raste, pasohet nga Skenderaj me 6 raste, e Ferizaj, Gjilani, Peja e Vushtrria patën nga 4 raste në këto 24 orët e fundit.

Renditja  nga IKShPK-ja, e komunave me rastet pozitive:

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 20 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Malishevë, Shtime dhe Suharekë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat