Blerta Deliu- Kodra emocionon me dedikimin e saj për vdekjen e Adem Mikullovcit

Aktuale

Blerta Deliu- Kodra emocionon me dedikimin e saj për vdekjen e Adem Mikullovcit

Më: 15 shtator 2020 Në ora: 15:28
Blerta Deliu

Deputetja e PDK’së Blerta Deliu- Kodra ka mbajtur homazhe para Teatrit Kombëtar për ndër të ndjerit Mikullovcit.

Ajo ka ndarë disa fjali emocionuese duke kujtuar gjithë jetën dhe veprimtarinë e Ademit, duke shtuar se ishte shumë me fat që jetoi në një periudhë me të.

Me vdekjen e Adem Mikullovcit, ra perdja e një klase artistësh të llojit më të rrallë, e veprimtarësh më të shquar. Një artist që nuk ishte vetëm i tillë, dhe një veprimtar që ishte edhe artist. Tërë jetën e tij shkroi, luajti e drejtoi, sa drama që na shtinin në dhe, e sa komedi që na shkrinin së qeshuri. I tillë ishte Baca Adem. Origjinal dhe i paparashikueshëm sepse e zakonshmja e bezdiste. Ne, që me dakada na inspiroi t’i rrekemi artit dhe skenës, ishim me fat që jetuam në epokën e tij.

Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës, mjeshtër!”, ka shkruar Deliu- Kodra.

Ndryshe, aktorja dhe deputetja në orët e herëta të ditës së sotme ka ndarë me fansat lajmin e hidhur për vdekjen e të madhit Mikullovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat