Kush po i përcjellë veteranët e UÇK-së, Hysni Gucati publikon fakte, ky është mesazhi i tij për “vëzhguesit”

Aktuale

Kush po i përcjellë veteranët e UÇK-së, Hysni Gucati publikon fakte, ky është mesazhi i tij për “vëzhguesit”

Nga: A.M. Më: 15 shtator 2020 Në ora: 18:28
Foto e publikuar ne Facebook nga Gucati

Kreu i Organizatave të Veteraneve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka publikuar një fotografi me sekretarin e OVL-së, Faton Klinaku dhe me veteranin e UÇK-së Qele Gashi, në një kafene.

Por, përveç fotos së parë ai ka publikuar edhe një fotografi tjetër në të cilën shihet një person në një makinë të zezë, ku Gucati pretendon se po i përcjellin ata.

Ai në postimin e tij në Facebook, ka dhënë një mesazh për “vëzhguesit”, ku është shprehur se “ne nuk kemi çka fshehim dhe gjërat i themi publikisht”.

Postimi i plotë:

Mos na i përcjellni makinat e me harxhu derivate kot, sepse ne nuk kemi çka fshehim dhe gjërat i themi publikisht.

Image
Foto e publikuar ne Facebook nga Gucati
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat