Parashikimi i deputetit të Vetëvendosjes: Qeveria nuk e ka gjatë, nuk bëjmë koalicion me PDK-në

Aktuale

Parashikimi i deputetit të Vetëvendosjes: Qeveria nuk e ka gjatë, nuk bëjmë koalicion me PDK-në

Më: 15 shtator 2020 Në ora: 19:46
Albin Kurti

Qeveria Hoti nuk e ka gjatë. Kështu thotë deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci.

Megjithatë, Bajqinovci tha se i kanë vetëm 31 nënshkrime dhe nuk ka shenja nga paritë tjera një herë për një herë se do e mbështesin këtë mocion.

“Të paktën deri më tash nuk ka ndonjë indicje që ndonjë prej partive politike ka vullnet me na i dhënë 9 vota që na nevojiten  sepse 31 veç i kemi“, deklaroi Bajqinovci.

Sa i përket nëntë nënshkrimeve që u nevojiten për ta çuar mocionin e mosbesimit në kuvend Bajqinovci tha se u kanë bërë apel të gjitha partive për ta rrëzuar qeverinë, e qeveria sipas tij nuk e ka gjatë sepse kanë përplasje brenda koalicionit por prap siaps tij mbetet të shihet se sa seriozisht e ka AAK-ja.

“Ne i kemi bërë apel të gjitha partive politike që të na bashkangjiten për me e rrëzu këtë qeveri, me e qu në shtëpi sa më shpejtë edhe ashtu nuk e kanë gjatë sepse shumica nuk po e përkrahë, kanë probleme edhe me Aleancën e tashmë po flitet edhe që Lista Serbe po do me dalë, por Lista Serbe më shumë e ka me kërku favore se sa që dalin nga koalicioni, të shohim se a e ka AAK-ja seriozisht me këto përplasje“, shtoi Bajqinovci.

E, kur u pyet për bashkëpunimet e mundshme të Vetëvendosjes ai përjashtoi koalicionin me PDK-në dhe tha se duhet të priten rezultatet e zgjedhjeve.

“Si Lëvizje Vetëvendosje nuk mendojmë që do të kemi koalicion me PDK-në, por ne do t’i shqyrtojmë në të ardhmen me partitë tjera, së pari duhet me pa se qysh kanë me dalë në zgjedhje edhe LDk edhe Vjosa Osmani çka do të ndërmerr dhe hapat e mëtutjeshëm për koalicione do të dalim më vonë, por me PDK nuk do të ketë koalicion”, përfundoi BajqinovcI.

Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje javë më parë ka filluar mbledhjen e nënshkrimeve për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë aktuale në Kosovë, por nga 40 nënshkrimet që duhet për inicimin e mocionit ata i kanë vetëm 31 deri më tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat