Kelmendi tregon si do të vepronte po të ishte në vend të Hotit para Trumpit

Aktuale

Kelmendi tregon si do të vepronte po të ishte në vend të Hotit para Trumpit

Më: 15 shtator 2020 Në ora: 22:09
Gëzim Kelmendi

Kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi ka treguar se si do të vepronte në një situatë hipotetike po të ishte në vendin e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit, para presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, para nënshkrimit të marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.

Kelmendi tha se fillimisht do ta falënderonte Amerikën për njohjen e Izraelit, megjithatë ambasada e Kosovës nuk do të shkonte në Jerusalem.

“E falenderojmë njohjen, e çmojmë njohjen, ama hapjen e ambasadës në Jerusalem e hapim kur të normalizohen marrëdhënjet me Palestinën”, është shprehur Kelmendi.

Tutje, ai tha se nëse Jerusalemi njihet si kryeqytet i Izraelit, do të legjitimohej regjimi i Izraelit mbi Palestinën.

“Nëse njihet Jerusalemi si kryeqytet i Izraelit, legjitimohet regjimi pushtues i Izraelit mbi Palestinë”, shtoi Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat