Djali i bën “reklamë” Trumpit për marrëveshjet e paqes, e dyta në listë Kosovë-Serbi

Aktuale

Djali i bën “reklamë” Trumpit për marrëveshjet e paqes, e dyta në listë Kosovë-Serbi

Më: 15 shtator 2020 Në ora: 23:50
Pamje nga nënshkrimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi në SHBA

Në Shtëpinë e Bardhë po vazhdojnë të nënshkruhen marrëveshje historike, ku sot Izraeli nënshkroi marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejnin në prani të presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Në kuadër të marrëveshjeve historike, hyn kjo e fundit ndërmjet Kosovës e Serbisë, e që për tërë këto marrëveshje djali i Trumpit, Donald Jr, ka nisur t’i bëjë reklamë babës së tij.

Ai nëpërmjet një postimi në Facebook, ka bërë renditjen e marrëveshjeve të cilat u arritën në Shtëpinë e Bardhë, ku të dytën në listë e ka vendosur atë mes Kosovës dhe Serbisë.

Wow. Just wow. My Father is ushering in an era of PEACE.

Posted by Donald Trump Jr. on Tuesday, September 15, 2020
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat