GLPS vlerëson 100 ditët e para të Qeverisë Hoti

Aktuale

GLPS vlerëson 100 ditët e para të Qeverisë Hoti

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 06:13
Qeveria Hoti

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencën për media mbi temën "Vlerësimi i 100 ditëve të para të Qeverisë Hoti”.

Duke marrë parasysh që Qeveria Hoti sapo ka kaluar 100 ditëshin e parë të qeverisjes, Grupi për Studime Juridike dhe Politike, përmes një Analize Politikash ka vlerësuar përformancën e kësaj Qeverie.

Në këtë konferencë për media, GLPS do shpalos vlerësimin bazuar në katër (4) shtylla kryesore të politikave qeverisëse. Së pari, do diskutohet mbi funksionimin e përgjithshëm të Qeverisë Hoti, bashkëpunimin me partnerët e koalicionit, si dhe madhësinë sa i përket dikastereve qeveritare.

Së dyti, do të ofrohet një analizë e përgjithshme mbi qasjen e Qeverisë karshi reformave të sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit, si dhe  programit legjislativ, më saktësisht projektligjet e procesuara, të miratuara dhe nismat e reja legjislative.

Së treti, do të diskutohet mbi menaxhimin e pandemisë COVID-19 nga momenti kur Qeveria Hoti është themeluar.

Së fundmi, do analizohen zhvillimet dhe sfidat kryesore të politikës së jashtme, duke u fokusuar në njohjet e pavarësisë së Kosovës dhe anëtarësimin e saj në organizata të ndryshme ndërkombëtare si dhe procesin e dialogimit me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat