Dikur Adem Mikullovci për Albin Kurtin: E kam idol, por nuk pajtohem me këtë veprim të tij - Bota Sot
Dikur Adem Mikullovci për Albin Kurtin: E kam idol, por nuk pajtohem me këtë veprim të tij

Aktuale

Dikur Adem Mikullovci për Albin Kurtin: E kam idol, por nuk pajtohem me këtë veprim të tij

Nga: H.O. Më: 16 shtator 2020 Në ora: 07:39
Adem Mikullovci

Dje është varrosur legjenda e artit në Kosovë, Adem Mikullovci. Ai ka lënë pas shumë vepra artistike, fjalë e shumë dashuri tek njerëzit. Mikullovci është nderuar dje nga të gjithë pëprfshirë artistë e politikanë. Ai ishte edhe deputet i Kuvendit të Kosovës, në kuadër të Lëvizjes Vetëvendosje.

Por përpara se të bëhej deputet, ai kishte fjalë të mëdha për Albin Kurtin dhe njerëzit e tjerë të kësaj partie. Në një intervistë televizive, ai kishte thënë se as Kurti dhe as njerëzit e tjerë të tij nuk kanë ambicie për tu bërëk kryeministër, as kryetar Kuvendi.

“Idolli im. E respektoj shumë këtë djalë. Ka vizion, pa kurrëfarë ambicie personale. Asnjë. As ky as këta të tyne nuk luftojnë për pozitë. Asnjëri nuk ka kurrëfarë ambicie m’u ba kryeministër, as kryetar Kuvendit. Këta janë njerëz që punojnë vërtetë për Kosovën. Dhe kur do ta kuptojë populli i Kosovës – për zgjedhje të lira – që duhet me dalë, se e vetmja shpresë, e vetmja dritë që ndriqon atje në errësirë, që fshihet, është Vetëvendosja”, ka thënë ai.

Mikullovci kishte thënë se pajtohet me të gjitha veprimet e Vetëvendosjes, por ka vetëm me një gjë jo.

“Tepër po e cekin bashkimin kombëtar e me këtë po i prishin marrëdhëniet. Nuk të pranojnë, bota nuk i njeh ndërrimet e kufijve… jo ashtu si mendon Albin Kurti. Tjerat, me të gjitha veprimet e tij pajtohem”, ka thënë Mikullovci./Bota sot

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat