Grenell do të donte të ishte vetë në festimin e vitit të ri hebreik: Në Kosovë janë të mirëseardhur edhe hebrenjtë edhe myslimanët edhe të krishterët

Aktuale

Grenell do të donte të ishte vetë në festimin e vitit të ri hebreik: Në Kosovë janë të mirëseardhur edhe hebrenjtë edhe myslimanët edhe të krishterët

Nga: Fatmir Beka Më: 16 shtator 2020 Në ora: 08:52
Richard Grenell

I dërguari special amerikan për dialogun ka potencuar edhe njëherë tolerancën që ekziston në Kosovë në besimet fetare dhe këtë e bëri në adresimin e tij në ceremoninë e festimit të hebrenjve në Prishtinë.

Ai ka porositur pjesëmarrësit në festimin e Vitit të ri hebraik se ndodhemi në momentin historik të vendosjes së raporteve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

"Dua që miqve të mijë hebre në Kosovë të ju uroj “Rosh Hashanu” – urime Viti i Ri. Kjo është gjë shumë e madhe që mundemi së bashku të festojmë momentin historik të vendosjes së raporteve diplomatike mes Kosovës edhe Izraelit dhe shkëmbimin e ambasadorëve” tha Grenell.

Porosia e Grenellit është transmetuar përmes një vide-xhirimi në kohën e manifestimit të organizuar nga komuniteti hebre në Kosovë ku merrnin pjesë krerë të institucioneve dhe mysafir të shumtë nga të gjitha besimet fetare.

Grenell ka shtuar se do të donte shumë që të ishte personalisht prezent në këët manifestim në Prishtinë që edhe ai të festonte me ta.

"Faleminderit për fjalët dhe kontributin tuaj që edhe Kosova të behët vend i mirëpritjes për miqtë tanë hebre, mysliman edhe të krishterë” ka thënë Grenell.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat