Këshilltari i Thaçit i reagon këshilltarit të Hotit, ia demanton komplet deklaratën

Aktuale

Këshilltari i Thaçit i reagon këshilltarit të Hotit, ia demanton komplet deklaratën

Nga: A.M. Më: 16 shtator 2020 Në ora: 12:13
Hashim Thaçi, Avdullah Hoti

Këshilltari politik i presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, Adil Behramaj, ka komentuar deklaratën e këshilltarit të kryeministrit Avdullah Hotit, Xhavit Beqirit.

Ai në postimin e tij në Facebook, ka thënë se nuk ka kurrfarë bashkëpunimi mes Kryeministrit Hoti dhe Presidentit Thaçi.

Po ashtu, Behramaj ka thënë se nuk ka kurrfarë bashkëpunimi mes Qeverisë dhe opozitës.

“Po ashtu, mungesa absolute e përkrahjes opozitare, sipas së cilës, kryeministri me 25 mijë vota dhe Qeveria e tij nuk kanë fare legjitimitet të na përfaqësojnë, se lërë më edhe të nënshkruajnë marrëveshje të rëndësishme për fatin e Kosovës, sërish do të duhej të ishte shqetësuese”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Sot, sigurisht as ju nuk keni kurrfarë shqetësimesh. Mua, si me dorë, krejt shqetësimet m’i hoqi ky këshilltari i kryeministrit, që na foli në emër të tij. Edhe koordinim të plotë institucional paskemi, se as këtë nuk e kisha ditur. Në fakt, kryeministri dhe klubi i valltarëve të tij janë kah e bëjnë situatën shumë shqetësuese. Nuk ka unitet brenda Qeverisë. Nuk ka kurrfarë bashkëpunimi mes Kryeministrit dhe Presidentit. Nuk ka kurrfarë bashkëpunimi mes Qeverisë dhe opozitës.

Mungesa e kohezionit të brendshëm, ku 40 vota shqiptare nuk dihet nëse i ka kjo Qeveri dhe fati i çdo vendimi të saj varet ekskluzivisht nga Lista Serbe, për çdokënd që i kupton pak këto procese do të duhej të ishte shumë shqetësuese. Po ashtu, mungesa absolute e përkrahjes opozitare, sipas së cilës, kryeministri me 25 mijë vota dhe Qeveria e tij nuk kanë fare legjitimitet të na përfaqësojnë, se lërë më edhe të nënshkruajnë marrëveshje të rëndësishme për fatin e Kosovës, sërish do të duhej të ishte shqetësuese.

Që nga 2014-a jemi në qorrsokak politik për shkak të këtyre aventurave të papërgjegjshme politike. Prandaj, një marrëveshje e re, që dihet qysh tash se përfundon e pavlerë, sepse mungon uniteti politik dhe për të kërkohen 2/3 e votave në Kuvend, mjegullon dhe zvarrit edhe më shumë perspektiven tonë.

Garancia që ky këshilltari i kryeministrit Hoti i jep presidentit për dialogun është më së paku fyerje për presidentin. Ajo më së shumti është fyerje për qytetarët e vendit tonë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat