Incidenti ndaj Hotit, reagon Berat Buzhala, thur lavde për kryeministrin - Bota Sot
Incidenti ndaj Hotit, reagon Berat Buzhala, thur lavde për kryeministrin

Aktuale

Incidenti ndaj Hotit, reagon Berat Buzhala, thur lavde për kryeministrin

Nga: A.M. Më: 16 shtator 2020 Në ora: 12:59
Berat Buzhala

Gazetari Berat Buzhala, ka reaguar pas incidentit që i zhvillua gjatë fjalimit të kryeministrit Avdullah Hoti.

Ai në postimin e tij në Facebook, ka vlerësuar sjelljen e Hotit gjatë incidentit.

Po ashtu, Buzhala ka shkruar se Hoti ka dhënë një leksion se si duhet të sillet një njeri i cili është në pushtet.

Postimi i plotë:

Një leksion qe qysh duhet me u sjelle një njeri i veshun me pushtet, kur përpara hundeve të tij aktiviste të ndryshëm vendosin - edhe këta në të drejtën e tyne - me e bo një protestë.

Çdo ditë e më tepër profesor Hoti po e dëshmon që punët e qeverisë munden me u kry në mënyrë të denje, edhe pa muskuj, edhe pa bodigarda, edhe pa militanta të egër.

10 out of 10

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat