Pasi doli kundër Asociacionit, Vetëvendosje ka një ftesë publike për presidentin Thaçi - Bota Sot
Pasi doli kundër Asociacionit, Vetëvendosje ka një ftesë publike për presidentin Thaçi

Aktuale

Pasi doli kundër Asociacionit, Vetëvendosje ka një ftesë publike për presidentin Thaçi

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 13:10

(E plotësuar) -Një prej pikave të marrëveshjes së arritur në Shtëpinë e Bardhë, moratoriumi 1-vjeçar për mos aplikim të Kosovës në organizatat ndërkombëtare përveç që po konsiderohet e dëmshme për vendin, deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje sot kanë thënë se kjo çështje është edhe kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Deputetja e VV-së Fitore Pacolli në një konferencë për media theksoi se ky zotim vuri në pah gatishmërinë e kësaj Qeverie jo legjitime për të pranuar çdo gjë që i servilet, qofshin këto edhe në dëm të interesave jetike të shtetit.

Pacolli po ashtu ka kërkuar nga presidenti Hashim Thaçi të tërheq nënshkrimet për krijimin e Asociacioni dhe ta bind PDK-në për ta mbështet mocionin e VV-së për rrëzimin e qeverisë.

Pacolli: Suspendimi i shtetit shkakton dëm të pa riparueshëm

“Gatishmëria e kësaj qeverie jo legjitime që me vullnetin e saj të plotë të suspendojë subjektivitetin ndërkombëtarë të shtetit, do t’i shkaktojë dëm të pa riparueshëm pozitës së Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare. Në pikën e parafundit të letrës së nënshkruar kryeministri ilegal ka bërë shkelje të rëndë kushtetuese, në kundërshtim me deklaratën pavarësisë dhe me nenin 17 të Kushtetutës së Kosovës, ai ka nënshkruar pezullimin e Republikës së Kosovës. Ky është në precedent I pa shembull në marrëdhëniet ndërkombëtare”, theksoi Pacolli.

Ajo po ashtu tha se anëtarësimi në organizata ndërkombëtare është jetik, për përforcimin dhe zgjerimin e legjitimitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës. Madje, Pacolli ka thënë se moratoriumi është një fusnotë e dytë për Kosovën.

Pacolli: Moratoriumi një fusnotë e dytë për Kosovën

“Kjo pikë e zotimeve është tani një fusnotë e dytë, dhe më e dëmshme se e para. E para reduktojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare nga shteti sovran e me të drejta të barabarta me shtetet e tjera me anëtarësim të Kosovës me fusnotë, e dyta pa mundëson anëtarësimin si dhe bllokon avancimin e shtetit në shumë dimensione, duke filluar nga çështjet sigurisë dhe mbrojtjes çështjet e drejtësisë penale e civile, çështjet financiare , çështjet të mjedisit dhe arsimit, shëndetësisë e deri tek çështjet infrastrukturore dhe rrugore, edhe hekurudhore dhe ajrore”, tha ajo.

Derisa Pacolli ka komentuar edhe deklaratën e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Pacolli: T’I tërheq Thaçi nënshkrimet për Asociacionin

“Ne sa po e pa deklaratën e presidentit, dhe kemi dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese sa i përket Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. I bëjmë thirrje presidentit së pari që të tërheq nënshkrimin nga marrëveshjet e prillit 2013 dhe asaj të 2015 pastaj të fton partinë e tij PDK-në që të nënshkruaj mocionin për rrëzimin e qeverisë, dhe vazhdojmë tutje për mbrojtjen interesave të Kosovës dhe kundër krijimit të Asociacionit të komunave serbe”, theksoi Pacolli.

Edhe Enver Dugolli nga LVV ka thënë se Qeveritë vazhdimisht janë zotuar për avancimin dhe anëtarësimin e Kosovës në NATO, ndërsa me marrëveshje të Uashingtonit hoqën dorë.

Dugolli: Kësaj Qeverie më së paku I intereson për anëtarësimin në NATO

“Kjo Qeveri me këto veprime po synojnë që t’i vejnë në gjumë qytetarët e Kosovës duke krijuar iluzion të rrejshëm se gjëja këta po punojnë shumë për anëtarësimin e Kosovës në NATO, mirëpo pas asaj që ndodhi në Uashington me nënshkrimin e atyre pikave si zotime ndaj Serbisë edhe fëmijët në djep e dinë se kësaj Qeverie më së paku i intereson avancimi dhe anëtarësimi i Kosovës në mekanizmat e sigurisë ndërkombëtare e aq më pak në NATO”, tha Dugolli.

Moratoriumi po ashtu sipas VV-së nënkupton që Kosova me vet dëshirë nuk do të aplikojë në organizatat e rëndësisë së veçantë që ndihmojnë avancimin në fushën e demokracisë dhe të drejtave të njeriut siç është anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës dhe në UNESCO. 

***

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, i ka bërë thirrje presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, që ta tërheqë nënshkrimin për marrëveshjen për Asociacionin në vitin 2015.

Ajo në një konferencë për medie, po ashtu ka kërkuar nga presidenti Thaçi, që ta ftojë PDK-në, që sipas Pacollit është partia e tij,  për të votuar mocionin për rrëzimin e Qeverisë Hoti.

“Ne sapo e pamë deklaratën presidentit dhe ne pikërisht kemi reaguar më kohë. I bëjmë thirrje presidentit ta tërheq nënshkrimin e vitit 2015. Më pastaj ta ftoj partinë e tij PDK-në që ta votoj mocionin për rrëzimin e Qeverisë”, tha Pacolli.

Kjo parti po e konsideron të dëmshme zotimin se nuk do të aplikojë në organizata të ndryshme për një vit.

Deputetja Pacolli thotë se ky zotim e prek edhe mosanëtarësimin edhe në NATO.

“Kjo gjë do t’i shkaktojë dëme të riparueshëm Kosovës dhe ky nënshkrim është antikushtetues. Nuk mund të gjeni një shembull në botë që ka marrë vendim që të mosaplikoj për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Procesi i zgjerimit përmes anëtarësimit në organizata ndërkombëtare ka ngecur shumë këtë kohe, ndërsa tani kemi hequr dorë”.

“Kjo i bie që Kosova ta vendos sërish fusnotë. Kosova me vetdëshirë nuk do të aplikoj në organizata rë ndryshme, siç është në OKB, Në OBSh, UNESCO, dhe pikërisht në këto vende për tu anëtarësuar nuk ka nevojë për lobime por vetëm punë. Këto zotime rrezikojnë ta vendosin në pikëpyetje statusin e Kosovës dhe kjo gjë është dorëzim i Kosovës para Serbisë. Kjo qeveri jolegjitime u dorëzua para Serbisë dhe ky moratorium e prek edhe NATO-n, pra Kosova nuk ka të drejtë të aplikoj për anëtarësim në NATO”.

Përderisa Enver Dugolli nga kjo parti tha se Qeveria Hoti nuk e di se edhe NATO është organizatë ndërkombëtare, raporton EO.

“Përpjekjet e qeverisë Hoti me skandale të ndryshme çdo ditë nuk kanë të ndalur. E gjithë kjo po ndodh është se e padijshme dhe e dëmshme. Me këtë veprime po synojnë që t’i vënë në gjumë qytetarët duke thënë se po punojnë duke aplikuar në NATO. Me ato që ndodhën në Uashington, e dimë se sa i intereson anëtarësimi i Kosovës në NATO”.

“Hoti e nënshkroi një zotim për mosanëtarësim në organizata të ndryshme siç është edhe në NATO. Qeveria Hoti nuk e di se edhe NATO është organizatë ndërkombëtare. Me nënshkrimin nënshtrues janë dëmtuar edhe disa hapa nënshtruese drejtë NATO”, tha ai.

VV: Me moratoriumin për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, Kosova hoqi dorë nga shtetësia

Lëvizja Vetëvendosje kritikoi kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, të cilin e quajti jolegjitim, lidhur me Marrëveshjen e nënshkruar në Washtingon, konkretisht pikën e 15-të që ka të bëjë me moratoriumin.

Fitore Pacolli nga Vetëvendosja, tha se me këtë veprim, Kosova hoqi dorë nga shtetësia e saj.

"Ky zotim vuri në pah gatishmërinë e kësaj qeverie jolegjtime që të suspendohet nga anëtarësimi në organizata ndërkombëtare. Do t'i shkaktojë dëme Kosovës ky moratorium. Në pikën e parafundit të Marrëveshjes theksohet kjo. Pra kemi një kryeministër ilegal që bëri shkelje kushtetuese. Është precedent i pashembullt", tha Pacolli.

Ajo ka thënë se nuk ka asnjë shtet, që ka marrë vendim për ndalimin e aktiviteteve për anëtarësim.

“Është tejet me rëndësi për shumë fusha, e sidomos për të ndikuar tek shtetet që s'e kanë njohur Kosovën. Pse tani? Procesi i forcimit të shtetit të Kosovës për anëtarësime ka degraduar, madje edhe në anëtarësim me fusnotë. Ndërsa tani kemi hequr dorë plotësisht. E para reduktoi anëtarësimin të Kosovës me fusnotë si dhe bllokon Kosovën në shumë dimensione”, ka thënë Pacolli në konferencën e shtypit.

Pacolli ka shtuar se Kosova me vetëdëshirë, nuk do të aplikojë në organizata ndërkombëtare përfshirë këtu OBSH-në e UNESCO-n.

Pacolli tha se anëtarësimi i Kosovës ka të bëjë edhe me interesat e partnerëve ndërkombëtare.

"Anëtarësimi i Kosovës shkon përtej interesave të Kosovës", tha ajo.

E ndërkohë, si ka thënë ajo, fushata e Serbisë po vazhdon. Sipas saj, s'ka pasur kurrfarë garancie se Serbia të ndalojë.

"Është dorëzim i Kosovës para Serbisë", tha Pacolli.

Enver Dugolli, në anën tjetër, tha se Qeveria Hoti "është e padijshme".

"Kjo qeveri është e humbur, e padijshme dhe tejet e dëmshme. Po synojnë të vënë në gjumë qytetarët, kinse edhe për anëtarësim ne NATO", tha ai duke shtuar se kësaj qeverie më së paku i intereson anëtarësimi. Ai ka kërkuar njëkohësisht dorëheqjen e saj.

“Jo që po na afron, por po na largon nga ndërkombëtarët”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat