E turpshme: Një person heq pengesat e shtegut të biçikletave me kazëm

Aktuale

E turpshme: Një person heq pengesat e shtegut të biçikletave me kazëm

Nga: A.Morina Më: 16 shtator 2020 Në ora: 13:17
Foto Ilustrim

Ditë më parë, Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti kishte njoftuar se ka përfunduar ndërtimi i shtegut të biçikletave në lagjen ‘Dardania’ të kryeqytetit.

Ai ka bërë të ditur se krahas shtegut të biçikletave janë vendosur edhe pengesa prej betoni, që të pengojnë veturat të vozisin në pjesën e dedikuar për biçikleta.

Mirëpo, pengesat prej betoni duket se po i pengojnë një personi i cili me një mjet të punës ka tentuar të i heq këto pengesa.

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar menjëherë ndaj këtij veprimi duke e cilësuar si një vepër penale, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Pse mor vlla? Çka po të pengon? Goxha ndërmarrje me gjet kazmen e me u mundu me prish diçka. A pe sheh qe je në kamerë tash? A e din që është vepër penale kjo?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat