Haradinaj-Stublla kërkon që Irlanda ta përkrahë njohjen reciproke në kufijtë ekzistues midis Kosovës dhe Serbisë

Aktuale

Haradinaj-Stublla kërkon që Irlanda ta përkrahë njohjen reciproke në kufijtë ekzistues midis Kosovës dhe Serbisë

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 13:27
Meliza Haradinaj-Stublla, Simon Coveney

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, zhvilloi sot një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm dhe të Mbrojtjes të Republikës së Irlandës, Simon Coveney

Kryediplomatja Haradinaj- Stublla, pasi shprehu mirënjohje për Irlandën si pjesë e grupit të parë të shteteve që kanë njohur Kosovën në ditët e para të shpalljes së pavarësisë, e njoftoi ministrin Coveney për marrëveshjen e Uashingtonit dhe kërkoi që edhe Irlanda të përkrahë njohjen reciproke në kufijtë ekzistues si epilog përfundimtar midis Kosovës dhe Serbisë.

Më poshtë statusi i saj i plotë:

Zhvillova sot një bisedë telefonike përmbajtësore me ministrin e Jashtëm dhe të Mbrojtjes të Republikës së Irlandës, Simon Coveney.

Shpreha mirënjohje për Irlandën si pjesë e grupit të parë të shteteve që kanë njohur Kosovën në ditët e para të shpalljes së pavarësisë.

Z.Coveney e njoftova për marrëveshjen e Uashingtonit dhe kërkova që edhe Irlanda ta përkrahë njohjen reciproke në kufijtë ekzistues si epilog përfundimtar midis Kosovës dhe Serbisë.

Ministri Coveney ma konfirmoi përkrahjen e fuqishme të Irlandës për zgjerimin e Bashkimit Evropian drejt Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se anëtarësimi në BE do të ketë efekt të fuqishëm transformues dhe ndikim të madh stabilizues në rajon.

U pajtuam që të thellojmë bashkëpunimin bilateral për të forcuar lidhjet tona politike e ekonomike dhe të orientojmë rininë e Kosovës drejt BE-së – në shtëpinë e tyre natyrale, gjeografike e politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat