Ramush e Daut Haradinaj u denoncuan për rrahjen e punëtorit, Vela: Ja kush janë dëshmitarë të ngjarjes

Aktuale

Ramush e Daut Haradinaj u denoncuan për rrahjen e punëtorit, Vela: Ja kush janë dëshmitarë të ngjarjes

Nga: A.Zh Më: 16 shtator 2020 Në ora: 13:30
Ramush e Daut Haradinaj

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe vëllai i tij, deputeti Daut Haradinaj, janë denoncuar në polici për “rrahjen e një punëtori të tyre”.

Ngjarja siç ka raportuar KD, ka ndodhur tre muaj më parë, kur policia, pas ankesës së një punëtori kishte iniciuar rastin për veprën “Lëndim i lehtë trupor”.

Por, pas dy javësh ankuesi ka shkuar në stacion policor dhe ka kërkuar që rasti të mbyllet.

Për këtë rast ka reaguar analisti Blerim Vela. Ai ka thënë se me gjasë dëshmitarë të ngjarjes janë policët e mbrojtjes së afërt të Ramush Haradinajt, përcjell Bota sot.

Sipas tij, ky rast do të duhej të hetohej jo vetëm nga policia e prokuroria, por të hetoheshin edhe zyrtarët policor nga inspektorati policor..

Reagimi i tij në Facebook:

Nëse ky lajm është i vërtetë, me gjasë dëshmitarë të ngjarjes janë policët e mbrojtjes së afërt të Ramushit, të cilit si ish-kryeministër i ofrohet mbrojtje 24/7 nga policia.

Sikur Kosova të ishte shtet normal, ky rast do të hetohej jo vetëm nga policia e prokuroria, por do të hetoheshin edhe zyrtarët policor nga inspektorati policor.

(Mos)sundimi i ligjit dëshmohet në këto raste apo vazhdojmë te jemi banana republikë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat