PSD-ja reagon pas protestës së sotme para Hotit: Gratë rrezikohen më shumë nga burrat në shtëpi, sesa nga pandemia në rrugë

Aktuale

PSD-ja reagon pas protestës së sotme para Hotit: Gratë rrezikohen më shumë nga burrat në shtëpi, sesa nga pandemia në rrugë

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 13:50
Pamje nga vendi i ngjarjes

Partia e Dardan Molliqajt, PSD sot ka zhvilluar një aksion simbolik duke ia ndërprerë fjalimin kryeministrit të vendit Avdullah Hoti, e duke kërkuar që të ketë drejtësi për gratë ndaj të cilave ushtrohet dhunë.

Sipas PSD-së, dhuna ndaj grave është bërë pjesë e rrjedhës normale të jetës në Kosovë. Në institucione ky fenomen siç thonë ata është punë shifrash të raportuara.

“Janë këto fjalët-protestë të aksionit të sotëm. Dhuna ndaj grave është pjesë e rrjedhës normale të jetës në Kosovë. Në institucione, ky fenomen është punë shifrash të raportuara. Janë 388 raste raportimesh për 3 muaj. 388 gra ndaj të cilave është ushtruar dhunë kanë marrë guximin të raportonin në polici. Në polici, i pret polici që pas procedurave standarde, këtë çështje e konsideron punë të brendshme të familjes”, thekson komunikata.

Sipas tyre e tërë kjo e bënë të thuhet se “Personalja është politike”.

“Sepse raportet e konsideruara personale, private e familjare janë përplot shfrytëzim e dominim. Janë përplot dhunë.  

Nga familja në shoqëri, nga shoqëria në institucione, dhuna ndaj grave është bërë pjesë integrale, është normalizuar deri atë masë sa është bërë e pavërejtshme. Ky qerthull duhet ndërprerë!”,përfuindon komunikata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat