“Nëse Thaçi vazhdon kështu, vet Kurti dhe Vetëvendosja mund ta votojnë për president në mandatin tjetër”

Aktuale

“Nëse Thaçi vazhdon kështu, vet Kurti dhe Vetëvendosja mund ta votojnë për president në mandatin tjetër”

Nga: D.B. Më: 16 shtator 2020 Në ora: 14:21
Liri Loshi

Ish- mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Liri Loshi, përmes një postimi në facebook ka thënë se nëse Hashim Thaçi vazhdon kështu, vetë Albin Kurti dhe Vetëvendosja mund ta votojnë për president në mandatin tjetër.

Sipas tij, Albin Kurti nuk u prish me Thaçin për prona private, por pikërisht për “Zajednicën” që e bënë Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa.

Postimi i plotë:

Welocome to the club mr. Thaçi!

Nëse Hashim Thaçi vazhdon kështu, vetë Albin Kurti dhe Vetëvendosja mund ta votojnë për president në mandatin tjetër. Nuk i dihet. Albin Kurti nuk u prish me Thaçin për prona private, por pikërisht për “Zajednicën” që e bënë Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa. Reagimi i fundit i Thaçit për ta hedhur kategorikisht poshtë implementimin e marrëveshjes për Zajednicën, është 100 % pranim i politikës së Vetëvendosjes. Welcome to the club mr. Hashim Thaçi! Mirësevjen në klub (të Vetëvendosjes) z. Hashim Thaçi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat