Vjosa Osmani nënshkruan marrëveshje me Anton Qunin

Aktuale

Vjosa Osmani nënshkruan marrëveshje me Anton Qunin

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 14:57
Vjosa Osmani me Anton Qunin

Një zyrtare ndërlidhës ndërmjet Kuvendi të Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes, është meruar të mërkurën.

Një gjë e tillë është bërë pasi nënshkrimi të marrëveshjes ndërmjet kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe ministrit, Anton Quni.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate të lëshuar nga Kuvendi i Kosovës.

“Në takimin me ministrin Quni dhe gjeneral Ramën, znj. Osmani shprehu mirënjohjen e saj dhe të Kuvendit të Kosovës për punën e palodhshme Ministrisë së Mbrojtjes, strukturës udhëheqëse të FSK-së, por edhe të ushtarëve e ushtareve të kësaj trupe për t’i shërbyer atdheut, si dhe kënaqësinë e saj për arritjen e një marrëveshjeje për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit dhe Ministrisë së Mbrojtjes, përkatësisht FSK-së”, thuhet në komunikatë.

Kryetarja Osmani i falënderoi krerët e sigurisë për mbështetjen e idesë së saj që zyrtarja ndërlidhëse e FSK-së në Kuvendin e Kosovës të jetë grua, në funksion të fuqizimit të rolit në sferën e sigurisë. Me vendimin e komandantit të FSK-së, kapitenia Manushaqe Nura është emëruar në funksionin e zyrtares ndërlidhëse të FSK-së në Kuvendin e Kosovës.

“Kjo dëshmon për nivelin e lartë të organizimit të Forcës, por dhe zhvillimin e kapaciteteve profesionale të saj”, tha Osmani.

Osmani e Quni poashtu kanë diskutuar për procesin e transformimit të deritanishëm të FSK-së në Ushtrinë e Kosovës.

Ajo e siguroi ministrin Quni dhe komandantin Rama se institucioni të cilin ajo e udhëheq do të punojë ngushtë për krijimin e infrastrukturës së nevojshme për operim të FSK-së, përfshirë hartimin e legjislacionit të nevojshëm.

Ministri Quni dhe komandanti i FSK-së, gjeneral Rama, në anën tjetër, e falënderuan kryetaren Osmani për nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit, me të cilin mundësohet prania e zyrtares ndërlidhëse të Ministrisë së Mbrojtjes, përkatësisht FSK-së në Kuvend, si dhe për gatishmërinë e saj që ta ndihmojë në vazhdimësi zhvillimin e kësaj force.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat