Haxholli: Si është anashkaluar Kuvendi i Kosovës në dialogun me Serbinë

Aktuale

Haxholli: Si është anashkaluar Kuvendi i Kosovës në dialogun me Serbinë

Nga: G.B Më: 16 shtator 2020 Në ora: 15:36
Kuvendi i Kosovës

Violeta Haxholli nga KDI, ka thënë se Kuvendi i Kosovës, institucioni më i lartë mbikëqyrës i politikës së jashtme, është anashkaluar në dialogun me Serbinë.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se nga 34 marrëveshje që janë arritur në kuadër të dialogut, që nga viti 2011, vetëm ajo e 19 prillit 2013 është sjellë në Kuvend për ratifikim, përcjell Bota sot.

Ajo thotë se ato janë shmangur në procesin e ratifikimit, për të cilin nevojiten 2/3 e votave të deputetëve.

Postimi i saj i plotë në Facebook:

Si është anashkaluar institucioni më i lartë mbikëqyrës i politikës së jashtme, Kuvendi i Kosovës, në dialogun me Serbinë!

Që nga viti 2011 e deri në vitin 2020 në kuadër të procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë janë arritur rreth 34 marrëveshje.

Vetëm një marrëveshje është sjellë në Kuvend për ratifikim, ajo e 19 prillit 2013.

Tjerat marrëveshje para saj janë quajtur Konkluza, ndërsa ato pas saj Derivate, Letra të Qëllimit dhe e fundit Zotime, për të shmangur procesin e ratifikimit, për të cilin nevojiten 2/3 e votave të deputetëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat