Kryeministri Hoti ka një lajm të mirë për punëtorët shëndetësor, në këtë muaj do t’i marrin shtesat

Aktuale

Kryeministri Hoti ka një lajm të mirë për punëtorët shëndetësor, në këtë muaj do t’i marrin shtesat

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 12:21
Avdullah Hoti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë sot se profesionistët shëndetësorë do t’i marrin pagat e shtatorit me shtesë deri në përfundim të pandemisë.

Në seancën e parë të sesionit vjeshtor, Hoti ka thënë se menaxhimi i pandemisë në Kosovës është bërë me protokollet që i kanë zbatuar vendet evropiane.

“Ju e dini çka ka ndodh me ligjin për paga, sa i përket pagave për profesionistët shëndetësor, i kemi bërë përgatitjet pagën e shtatorit e marrin me shtesë, do ta marrin tërë kohën sa është pandemia, tash te menaxhimi i pandemisë mund të jepni plot kritika por kjo është bërë me praktikat dhe protokollet që i kanë zbatu vendet evropiane”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat