Zbulohen fjalët që i tha personi i cili i dorëzoi dosjet e Gjykatës Speciale në zyret e OVL UÇK-së

Aktuale

Zbulohen fjalët që i tha personi i cili i dorëzoi dosjet e Gjykatës Speciale në zyret e OVL UÇK-së

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 14:11
Personi i cili i dorëzoi dosjet e Gjykatës Speciale në zyret e OVL UÇK-së

Kryetari i OVL UCK-së, Hysni Gucati, ka zbuluar fjalët e personit i cili dorëzoi dje dosjet e Gjykatës Speciale, në zyret e kësaj organizate.

Në një konferencë të tij, Gucati tha se personi i panjohur iu ka thënë personave që kanë qenë të pranishëm në zyret e OVL UCK-së, se ai do të sjellë ditëve në vijim edhe dosje të reja.

“Ai person iu ka thënë personave që kanë qenë në zyre të OVL UCK-së se ditëve në vijim do të sjellë dosje të reja të Gjykatës Speciale”, ka thënë Gucati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat